Republikanët në SHBA, Rik Perri lë garën presidenciale

Jan 20, 2012 | 15:15

Një tjetër kandidat republikan është larguar nga gara brenda partisë për të fituar statusin zyrtar si rivali i Obamës në zgjedhjet presidenciale të 2013-s. Rik Perry, guvernatori i Teksasit, e shpalli dorëheqjen gjatë një konference për shtyp në Karolinën e Jugut. Mediat amerikane shkruajnë se Perry do të njoftojë gjithashtu edhe mbështetjen për kandidatin Newt Gingrich në garën për kandidat brenda republikanëve. Rick Perry hyri në garë në muajin gusht me shumë pompozitet, por gafat gjatë deklarimeve dhe performanca e dobët në debatet republikane, ulën ndjeshëm përkrahjen ndaj tij.

© Panorama.al

Te lidhura