TIRANE- Nje jave kohe per perkthimin e leter porosise ardhur nga Britania e Madhe për marrjen në pyetje të Ilir Kumbaros.
Kete afat ka caktuar sot Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, duke deklaruar shtyrjen e procesit për të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.
Kumbaro, ish agjenti i SHIK ëshë njëri prej të pandehurve të procesit gjyqësor, i cili vazhdon të jetë në Britani dhe ende nuk është bërë i mundur ekstradimi i tij.
Kërkesat e vazhdueshme për ekstradimin e tij në Shqipëri kanë dështuar për shkak të cështjeve teknike gjatë proceseve gjyqësore.
Kumbaro është një nga tre personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit në tetor të 1995, në Vain të Lezhës.
© Panorama.al











