CEZ Shpërndarje ka njoftuar se për shkak të remonteve që po bëhën në disa nënstacione në të gjithë Shqipërinë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këto qytete në datën 18 dhe 19 maj.
Sipas CEZ, do të ketë ndërprerje të energjisë, nga ora 09:00 deri në 15:00 në Tiranë në rr. Rriza Cerova, rr. Thanas Ziko, një pjesë e Babrrusë. Në qytetin e Kavajës si edhe fshatrat Synej, Rrakëll dhe Bashtovë. Në Bulqizë në komunat Krastë dhe rrerthinat.
Në Shkodër në Komunat Velipojë dhe Bërdicë si dhe hidrovori i Vilurit. Në Kalimash dhe Krumë, bashkia Krumë(Has) komunat Golaj,Fajzë,Gjinaj,Bytyc si dhe komunat Surroj,Kalosh,Shenmeri.
Do të ketë ndërprerje të energjisë edhe në komunën Bërdicë dhe Rrethinat. Në bashkinë Cerrik, komunat Paper, Bishqem,Shals,Llixha,Ujsjellesi Lumi,Komuna Perarim,Burgu Peqin,Radiostacioni. Në bashkinë Gramsh dhe rrethinat, komuna Pishaj, Sulte, Porocan, si dhe në bashkinë Pogradec.
© Panorama.al











