Futbollistët e Glasgou Rejnxhers kanë fituar dje për herën e 54-t në histori e tyre titullin kampion të Skocisë, duke përfunduar sezonin me një pikë epërsi nga rivali Sëlltik (42 herë kampion). Të dy pretendentët për fronin kryen fituan në ndeshjet e fundit të kampionatit: Rejnxhers mundi ekipin Kilmarok 5-1, ndërsa Sëlltikut nuk i bëri punë fitorja 4-0 kundër Madheruellit për të kaluar në renditje rivalët direkt në kampionat. Rejnxhers e përfundoi sezonin me 93 pikë, Sëlltik me 92, ndërsa Harts në vendin e tretë, mjaft larg, me vetëm 63 pikë.











