Reja jep dorëheqjen, gati Benitez për Lacion

Sep 20, 2011 | 12:26

Ciklon në shtëpinë e Lacios. Trajneri Edi Reja ka paraqitur pasditen e djeshme dorëheqjen pas humbjes me Xhenoan. Por duket se presidenti Klaudio Lotito nuk ka ndër mend që ta pranojë këtë vendim të teknikut. Vetë numri një i klubit dhe e gjithë skuadra po përpiqen që ta bindin Rejën të ndryshojë mendim dhe të vazhdojë aventurën e tij me ekipin kryeqytetas. Ky i fundit ka kërkuar pak kohë në dispozicion për të marrë një vendim përfundimtar mbi atë që do të bëjë. Ndërkohë, stërvitja e skuadrës ditën e djeshme është drejtuar nga zëvendëstrajneri Lopez, teksa kanë filluar thashethemet e para për trashëgimtarin e mundshëm të Rejës. Rafa Benitez, ish-trajneri i Interit që vazhdon të jetë ende i papunë, mund të marrë drejtimin e pankinës së Lacios, nëse tekniku aktual i kësaj skuadre nuk ndryshon mendim. Vendimi i tij ka ardhur si pasojë e kontestimeve të shumta që po i bëhen nga ana e tifozëve bardhekaltër, të cilat janë shtuar edhe më shumë pas humbjes me Xhenoan.

© Panorama.al

Te lidhura