Reina: Spanja ka në gjirin e vet lojtarët më të mirë

Nov 9, 2011 | 11:42
Reina, portieri i Liverpulit

Luan në Agli, por ka nostalgji dhe vlerësim maksimal për futbollin e vendit të tij, Spanjën. Ky është portieri i Liverpulit, Pepe Reina, i cili ka vlerësuar lart kolegët që militojnë në kombëtaren iberike, kampione e Botës dhe e Europës në fuqi. Gardiani i “reads”-ave ka nënvizuar se ndihet krenar që është pjesë e kombëtares së Spanjës, e cila fitoi radhazi dy trofe, Kampionatin Botëror 2010 dhe Europianin 2008. “Pa asnjë hezitim e them se Spanja ka në gjirin e vet lojtarët më të mirë, prej nga kanë ardhur edhe sukseset tona. Çdoherë, kur luan me ekipin kombëtar, dëshiron të fitosh. Po ashtu, kurdoherë, që që luan në Angli, është një ndeshje e veçantë. Ekipi kombëtar ka 23 lojtarë shumë të rëndësishëm për klubet tona, por vetëm 11 mund të luajnë. Prandaj, duhet ta pranojmë rolin që na cakton trajneri, në fushë apo në stol. Personalisht ndihem me fat që jam pjesë e kombëtares së Sapnjës. Kjo ka qenë një kënaqësi absolute. Jemi kampionë të Europës dhe të Botës. Të jesh i tillë me ekipin kombëtar tëndin është realizimi i një ëndrre të madhe, maksimumi që mund të arrijë cilido futbollist,” – ka thënë Reina.

© Panorama.al

Te lidhura