TIRANË- Aleanca Kuq e Zi përmes një letre drejtuar deputetëve deklaron se, jo vetëm që nuk do të njohë projektligjin e miratuar me votat e maxhorancës për regjistrimin e popullsisë, por do ta kontestojë atë në gjykatën Kushtetutese.
Sipas AK, votimi në parlament është manipuluar, pasi dy prej deputetëve që figuronin si votues ndodheshin jashtë shtetit dhe jo në sallën e Kuvendit. “Ne nuk e njohim votimin e parlamentit. Vota sipas Kushtetutës është vetjake”- thonë përfaqësuesite AK, duke shtuar se për këtë arsye do ta dërgojnë për ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas saj, gjithcka në procesin e votimit ka qenë farsë, e manipuluar dhe e falsifikuar dhe ata nuk pajtohen me një gjë të tillë, që sipas tyre del në kundërshtim me vullnetin e vetë shqiptarëve, që firmosën peticionin kundër regjistrimit mbi baze feje e etnie.
© Panorama.al











