Regjisori i famshëm amerikan dhe gruaja u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, i biri i arrestuar akuzohet për vrasje! Rrezikon burg përjetë

Dec 17, 2025 | 10:16

Prokurorët në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ngritur akuza për vrasje kundër Nick Reiner për vdekjen e prindërve të tij, regjisorit të Hollivudit Rob Reiner dhe gruas së tij Michele.

download

Nick Reiner përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë me një rrethanë të veçantë, dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht ose dënimet me vdekje nëse shpallet fajtor.

Akuzat u ngritën dy ditë pasi çifti u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të Kalifornisë, me plagë të shumta me thikë.

Rob Reiner drejtoi një numër filmash ikonikë në një sërë zhanresh, duke përfshirë “This is Spinal Tap”, “Misery” dhe “A Few Good Men”.

Veprat e tjera të rëndësishme të regjisorit Reiner përfshinin “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally”.

Michele Singer Reiner ishte aktore, fotografe dhe producente, si dhe themeluese e Reiner Light, një agjenci fotografike dhe kompani prodhimi.

© Panorama.al

Te lidhura