“Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur agresionin”- PD dënon sulmet e Iranit: Solidaritet i plotë me vendet e Gjirit, akt agresioni i Ajatollahëve!

Mar 1, 2026 | 13:52

Partia Demokratike ka reaguar sot (1 mars) duke dënuar me forcë sulmet e Iranit me dronë dhe raketa ndaj vendeve të Gjirit Persik, si shenjë hakmarrje ndaj bombardimeve që bënë SHBA-Izrael, ku mbeti i vrarë edhe lideri suprem, Ali Khamenei.

berisha

Deklarata është ndarë nga vetë kreu i selisë blu, Sali Berisha, duke e cilësuar “agresion të çmendur” sulmin e Iranit ndaj Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabem Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit, ku ka baza të SHBA-ve.

“Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe dënon me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajetullahëve kundër tyre si një akt të mirëfilltë agresioni ndaj tyre”, theksohet në deklaratën zyrtare të PD-së.

© Panorama.al

Te lidhura