
Italia do të jetë nën mbikëqyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zbatimin e reformave të saj ekonomike. Thuhet se Italisë i është ofruar një kredi “parandaluese” prej 44 miliardë eurosh nga FMN-ja. Sipas “Corriere della Sera”, ky lajm lidhet me njoftimin se FMN-ja do të monitorojë zbatimin e reformave të stimulit ekonomik në Itali. Oferta është refuzuar nga Kryeministri Silvio Berluskoni, i cili i druhej më pas “tërheqjes nga fijet” prej FMN-së. Me Bankën Qendrore Europiane, që po e nxit Italinë të liberalizojë ekonominë e saj në këmbim të blerjes së bonove qeveritare, dhe Nikolas Sarkozi që deklaron në Kanë se çështja nuk është se çfarë reformash po planifikon Italia, por kur do të kryhen ato. Paketa stimuluese në Itali pritet të lidhet me një plan buxheti dhe të votëbesohet në Senatin Italian më 15 nëntor. Kostot e borxhit italian janë afër nivelit të papërballueshëm dhe ka spekulime në rritje se “Berluskoni” mund të zëvendësohet nga një qeveri uniteti. Norma aktuale e bonove italiane është 6.385 për qind, që do të thotë lajm i keq. Ngritja e interesit për bonot e qeverisë italiane konsiderohet një llambë alarmi, sidomos për Bankën Qendrore Europiane, e cila po blen borxhet e Italisë këtë javë, në një përpjekje për të parandaluar ngritjen e mëtejshme të normës së interesit. Nën drejtimin e Mario Dragit, BQE ka blerë 5 miliardë euro të bonove italiane, blerja më e madhe brenda ditës e kryer deri tani, për ta mbrojtur vlerën e tyre.











