Redon Makashi, 200 euro për albumin më të mirë të vitit

Jun 3, 2012 | 13:25

Ka qenë një surprizë e këndshme për kantautotrin e njohur Redon Makashi, çmimi i parë në ndarjen e çmimeve “Kult” që u zhvillua këtë javë. Ky aktivitet tashmë është traditë, ku një bord zgjedh të nominuarit në fusha të ndryshme të artit dhe një tjetër juri përzgjedh fituesit.

Ishe në dijeni që do të ishe ti fituesi i albumit më të mirë në ndarjen e çmimeve “Kult”?
Unë mora vesh vetëm pak ditë më parë që isha në nominim dhe ishte një surprizë për mua. Vetëm pyeta me kë jam në nominim. Më thanë që jam me Alban Skënderajn, Elvana Gjatën dhe Sidrit Bejlerin. Nuk e imagjinoja dot se mund të isha unë fituesi.
Pse kë mendove?
Mendova që do fitonte Elvana Gjata. Në atë moment kur u lexua emri im, shtanga. Ishin të njëjtat emocione kur u thirr emri im si fitues i çmimit të parë tek “Kënga Magjike”.
Pas dy fitoreve, çfarë ka ndryshuar në jetën tënde si artist?
Gjithçka ka ndryshuar për mirë, jam duke përgatitur dy klipe dhe po punoj për albumin tim të katërt.
Po ftesat për koncerte, a janë më të shumta tani?
Sigurisht që po. Kjo verë është e ngjeshur me koncerte në bregdet, vetëm ose me Aleksandër Gjokën dhe Elton Dedën.
Po koncertin e treshes që u fol në fillimvit, kur do e bëni?
E kemi shtyrë në nëntor, sepse Eltoni është në Amerikë këto kohë.
Së fundi a pati çmim material në “Kult”?
Po, më thanë që do jenë dy mijë euro.

© Panorama.al

Te lidhura