PRISHTINE- Reciprociteti është duke u shfrytëzuar si argument për të treguar se kush është më i forti, apo kush është më burrë brenda Qeverisë së Kosovës. Përpjekjet për të dalë në qendër të vëmendjes si meritor i një veprimi të paraqitur si i guximshëm ka bërë që meritat të kërkohen nga dy partitë në koalicion.
Gara është duke u ashpërsuar sidomos në kohën kur po flitet për reformatizimin e Qeverisë. Më aktive duket të jenë ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Çitaku është duke kërkuar që procesi i reformatizimit të nisë sa më shpejt duke e shprehur indirekt antipatinë ndaj ministres se AKR-së, ndërkohë që Kusari-Lila iu bën me dije tërë kohen se ajo është meritorja e vënies së masave të reciprocitetit, duke synuar për post edhe më të rëndësishëm brenda qeverisë.
Rivaliteti mes Çitakut dhe Kusarit është duke u ashpërsuar këto ditë kur pritet se çfarë vendimi do të marrë kreu i qeverisë, Hashim Thaçi. Ndërkohë që zyrtarë të dy partive në koalicion thirren në masat e reciprocitetit si arritje dhe veprim i guximshëm i tyre. (Zeri)
© Panorama.al











