Beteja mes drejtorit të përgjithshëm dhe trajnerit të klubit të Realit të Madridit ka përfunduar me fitoren e këtij të fundit. Bordi i klubit madrilen ka propozuar dhe më pas firmosur shkarkimin e Horge Valdanos nga posti i tij në klub, me arsyen e pikëpamjeve të ndryshme me trajnerin Zhoze Murinjo. Pak ditë më parë, trajneri Murinjo ka pasur një takim me presidentin Perez, ku i ka kërkuar largimin e numrit 2 të klubit, në rast se donte të mos kishte probleme. Me sa duket, Perez, që e konsideronte ish-futbollistin argjentinas një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, ka zgjedhur “Special One”.











