Rama: Hajdutët që ulërasin, shkaktuan 21 janarin

Jan 20, 2012 | 13:19
Reagimi i Rames në Twitter

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama pas deklaratave të Ylli Manjanit nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Manjani i kërkoi liderit socialist,  Edi Rama t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për mashtrimin me video montimin, që pas çmontimit rezultoi jo vetëm bllof por dëshmoi për skenarin e dhunshëm të 21 janarit të shkuar.

Në reagimin e tij në Twitter, kreu i opiztës shkruan; “Hajdutet qe po ulerijne keto dite kapni hajdutet jane fytyra e deshperuar e pushtetit qe ne 21 janar vrau pasi vodhi me ze e me figure!”

Ylli Manjani hodhi akuza në drejtim të liderit të socialistëve, duke e cilësuar atë si regjisorin politik të skenarit të dhunshëm të 21 janarit, ku pasi mashtroi shqiptarët me video montazhin, i bëri mish për top, duke i konfrontuar me forcat e sigurisë.

© Panorama.al

Te lidhura