Reagon Big D: Jam menaxheri i Lindës, jo i dashuri

Sep 24, 2011 | 14:31

Reperi amerikan, që prej kohësh jeton në Kosovë  dhe ka qenë i angazhuar në kuadër të KFOR-it amerikan, këto ditë është gjendur në qendër të thashethemeve të shtypit rozë në Kosovë. Për të është shkruar se tashmë është në lidhje me këngëtaren e njohur Linda Halimi, me të cilën kishte udhëtuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një pushim, ku kishin realizuar disa projekte muzikore. Linda, e cila për momentin është “single” dhe po shijon suksesin në këngë, gjithashtu ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve, duke thënë se me Davon Edwards, i njohur me nofkën artistike Big D, ka vetëm miqësi dhe mes tyre për momentin ka vetëm marrëdhënie profesionale. Të njejtën gjë e ka pohuar edhe reperi. I kontaktuar nga “Panorama plus”, ai tregon se nuk nuk janë të vërteta fjalët se ai dhe Linda janë në lidhje dashurie. “Jam menaxher i saj dhe jo i dashuri, atë e kam si motër”, ka theksuar Big D, i cili deri më tani ka krijuar shumë shoqëri me këngëtarët kosovarë dhe pritet që së shpejti të lançojë disa projekte muzikore në duet. Deri më tani, ai ka realizuar këngë me Bertan Asllanin, si dhe është në pritje të realizimit të këngëve me Big Mamën dhe Linda Halimin.

© Panorama.al

Te lidhura