Aktori Mevlan Shanaj ka bere apel per zbardhjen e motivit te ngjarjes, kur fiqnji i tij ne Tushemisht qelloi tete here me arme ne banesen e tij.
Permes nje reagimi per mediat, ai sakteson se nga deklarimet e familjes në të gjitha rastet zyrtare dhe ato mediatike është theksuar se ky akt terrori kriminal, nuk ka ende motiv të njohur dhe askush nuk mund të japë përgjigje pa investigime dhe gjykime të mëtejshme.
“Është kjo arsyeja që na bën t`i drejtohemi shtypit dhe opinionit të saktësohet dhe jo të përbaltet emri ynë, sikur jemi bërë pjesë e një konflikti banal”, ka thene ai.
Shanaj ka sqaruar se nuk ka pasur konflikte apo debate me autorin dhe gjithcka rreth motiveve pritet te zbardhet nga organet kompetente.
© Panorama.al











