
Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmusen u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani në Shtabin e NATO-s dhe e falënderoi atë për kontributin e vendit tonë në operacionet e Aleancës
“Shqipëria është një aleat i çmuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Ju jeni duke dhënë kontribute të rëndësishme në misionet tona në Afganistan dhe në Kosovë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe ne falënderojmë trupat tuaja për guximin dhe profesionalizmin e tyre. ”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se integrimi Euro-Atlantik mbetet mënyra më efektive për të sjellë stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Si një anëtar i ri të Aleancës sonë, Shqipëria mund të jetë një shembull për të gjithë rajonin”, tha ai.
“Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ne nxisim të gjitha vendet që aspirojnë për anëtarësim të demonstrojnë angazhimin politik, nxisin reformat dhe mbajnë përgjegjësi, dhe shprehin vendosmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra. Ka ende punë për të bërë, por e ardhmja e gjithë rajonit është në familjen euro-atlantike “.- tha Rasmussen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskutoi me presidentin Nishani se si duhet garantuar siguria në një kohë të kursimit ekonomik dhe përgëzoi Presidentin për përpjekjet e Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
© Panorama.al











