Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael.
I pyetur nga rrjeti amerikan NBC News nëse ka konfirmim zyrtar për lajmin apo nëse beson se Khamenei ka humbur jetën, Trump u përgjigj: “Nuk dua të komentoj për këtë, por thashethemi dhe fjala është se ai është vrarë.”
I pyetur për reagimin e tij personal, presidenti amerikan shtoi: “Ai ka vrarë shumë njerëz. Ka vrarë shumë, shumë njerëz. Ka shkatërruar shumë jetë. Ka shkatërruar shumë familje dhe ka shkatërruar një vend.”
Në lidhje me mënyrën dhe kohën e konfirmimit zyrtar, Trump deklaroi: “Kam folur me shumë njerëz dhe ne ndihemi të sigurt, mendojmë se ky është një informacion i saktë.”
Ndërkohë, zyrtarë izraelitë kanë deklaruar se Khamenei ka vdekur dhe se trupi i tij është gjetur, ndërsa autoritetet iraniane i kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se ai është “në terren dhe në komandë”.
© Panorama.al












