Në një raport të financuar nga Komisioni Europian, me temë “ Korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në eksperiencën e qytetarëve” thuhet se korrupsioni është një shqetësim i madh në mesin e qytetarëve të rajonit, duke u renditur e treta në listën e çështjeve më të ngutshme pas papunësisë dhe varfërisë, dhe duke lënë pas çështje se siguria dhe arsimi.
Studimi bazohet në pyetjen e 28.000 njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Stdumi vë në dukje se 1 në 6 të pyetur ka qenë i ekspozuar përpara një formë ryshfeti në 12 muajt para zhvillimit të anketës.
Raporti thekson se korrupsioni ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve pasi ai është i shtrirë edhe në shërbimet bazë të popullatës. Sipas raportit, 57% e të pyeturve që japin ryshfet e kanë bërë këtë para një mjeku, pasuar nga ryshfeti për punonjësit e policisë, ndjekur nga infermierët, dhe më pas zyrtarët komunal.
Ndërkohë raporti sjell të dhëna edhe për mënyrën se si jepet ryshfeti. 43% e të pyeturve thanë se ata e nxisin vetë dhënien e ryshfetit, ndërsa po kaq u shprehën se zyrtarët publikë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo kanë kërkuar ryshfet.
Sipas raportit, paratë janë forma më e përhapur e ryshfetit, por ka dhe forma të tjera si, ushqim apo pije.
Nga të dhënat e raportit theksohet se në rastet kur të pyeturit kanë paguar ryyshfet, shërbimi ka qenë më i mirë ose është përshpejtuar.
22% e të pyeturve e kanë cilësuar ryshfetin si praktikë të zakonshme.
Së fundi, raporti vuri në dukje se në rast zgjedhjesh, 8% e qytetarëve të pyetur u kërkohet të votojnë për një kandidat të caktuar ose parti politike në shkëmbim të një ofertë konkrete, të tilla si para, mallra ose favore të tjera.
© Panorama.al











