Raporti, 8 nga 90 banka evropiane s’do të përballonin recesion

Jul 15, 2011 | 22:01

Rregullatori bankar i Evropës pas nje studimi te bere ne treg, arriti ne konkluzionin se tetë nga 90 bankat nuk kanë arritur të kalojnë testin, i cili planifikon se si do të mbijetonin ato po qe se ndodh një tjetër recesion.

Autoriteti Bankar Evropian tha se 16 banka të tjera e kanë kaluar të njëjtin test me vështirësi.

Emrat e bankave që kanë dështuar do të publikohen më vonë. Këto banka duhet të kenë plane të vendosura deri në shtator për atë se si do t’i mbulojnë mungesat e kapitalit deri në fund të këtij viti.

Kontrolli i bankave evropiane ka për qëlim rikthimin e besimit të investitorëve.

© Panorama.al

Te lidhura