Rama zhvillon komunikim online me ambasadorët shqiptarë në Lindjen e Mesme: Angazhim i rrjetit diplomatik për sigurinë e shtetasve shqiptarë në vendet e prekura nga konflikti me Iranin

Mar 2, 2026 | 19:52

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme, në kuadër të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.

rama

Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, fokusi i diskutimit ka qenë angazhimi i plotë i rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto vende.

rama

Ambasadat shqiptare janë udhëzuar të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me bashkatdhetarët, si dhe të menaxhojnë çdo kërkesë apo nevojë që mund të lindë në këtë situatë të tensionuar.

Autoritetet shqiptare po ndjekin nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja dhe siguria e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.

© Panorama.al

Te lidhura