“Rama tentativë për ta shitur politikisht Bordin e Paqes…”- Deputeti i PD: Problem janë vjedhjet e Ballukut dhe Ergys Agasit, jo 1 miliard euro për pjesëmarrjen

Feb 19, 2026 | 21:32

Kryeministri Edi rama dhe PS u përpoqën ta shisnin Bordin e Paqes politikisht, duke mbuluar skandalin me vjedhjet dhe tenderët korruptive, dosjet e Belinda Ballukut, Ergys Agasit dhe aferat e tjera.

klevis balliu

Kështu u shpreh sot në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, deputeti i PD, Klevis Balliu, duke komentuar takimin e inaugurimit të Bordit të Paqes në SHBA, ku mori pjesë edhe kryeministri shqiptar.

Balliu tha se ky takim nga ana e qeverisë po bëhet përpjekje që të shitet për të mbrojtur ato abuzime me miliona euro që kanë bërë zyrtarët e lartë, dhe me një foto me Trump në SHBA po u thonë shqiptarëve se “nuk ka problem që vjedhin Balluku dhe Agasi”.

Por deputeti demokrat mbështeti fjalimin që mbajti Rama për çështjen e liderëve të UÇK-së në Hagë.

“Ishin të pranishëm të gjithë aty dhe bënë një foto në takim. PS e shiti si takim me Trump, Taulant Balla tha se do takohej Rama me Trump, hapni televizorin tha. Dhe aty ishin 200 vetë aty, por nuk janë këto problemet, sepse edhe Këlliçi e ka takuar më vete Trump dhe jo me 200 veta. Nuk besoj se janë këto problemet dhe shqetësimet. Më pëlqeu ajo që u tha për Kosovën aty, se kërkesa që është bërë për gjeneralët dhe çlirimtarët është jashtëligjore. Kërkesa për ish-luftëtarët e UÇK-së, sepse nuk po zbatohet ligji, ka kauzë militanteske serbofile, sepse ligji për ato vepra ka qenë 20 vjet dhe këta kërkojnë 45 vjet. Ka kauzë serbofile për t’i dënuar”, u shpreh ai.

Më tej ai shpjegoi se pse Rama përpiqet ta shesë politikisht këtë takim në SHBA.

“Tentativa e Ramës pastaj për ta shitur këtë, se s’ka problem se vjedh Belinda se unë jam këtu, s’ka problem se vjedh Ergys Agasis e kemi krimin në shtëpi, se unë jam këtu. Apo se unë nuk jam hajdut se unë jam këtu dhe po bëj foto. Rama nuk erdhi as te konferenca e Mynihut, se kishte takim me Dash Sulën, jo vetëm në Davos”, vijoi ai.

Ligjvënësi demokrat argumentoi se edhe në lidhje me deklaratat për Kosovën dhe lëvizjet që bëhen në fushën diplomatike duhet kujdes, pasi mund t’u shërbejnë faktorëve filoserbë.

“Ky veprim i diskutimit atje mendoj se vjen edhe nga vizita në Kosovë dhe takimin me presidenten atje. Vjosa Osmani bëri shumë mirë me lëvizjet e saj. Politika në tërësi duhet të bëjë kujdes, sepse ndonjëherë kur do të ndihmosh prish punë, sidomos me Kosovën. Këto janë çështje delikate dhe mund të prishësh punë, duhet kujdes me deklaratat në këtë çështje se mund të fitojë grupi që deformon histori dhe të mos bëjnë patriotin kur kapen duke vjedhur dhe të bëjnë deklarata patriotike për përfitime. Duhet kujdes të mos bëjnë historinë e patriotit dhe të shembin historinë e vendit”, tha Balliu.

I pyetur për pagesën 1 mld euro për të qenë pjesë e përhershme e Bordit të Paqes, deputeti demokrat ndau mendimin se ishte dakord që Shqipëria t’i paguante ato para, duke bërë analogji dhe ironi me rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

“Nëse duhen paguar 1 mld euro për ta paguar atje për të qenë pjesë e saj, Bordit të Paqes, unë jam nga ata që them le të paguhen. Këtu s’po flitet për 1 mld eurot që ka vjedhur Balluku, këta e paskan problem që të shkojnë të japin 1 mld euro për të qenë pjesë e një Bordi që ka për qëllim paqen, bashkëpunimin me SHBA-të, sepse po të mos ishin ata ne do ishim të Beogradit sepse s’kemi as armë, as avionë dhe as ushtri”, u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura