“Rama të zhduket!”- Protesta e 34-t, pensionisti: U tall me bonusin 5 mijë lekë! Të jap dorëheqjen! Bujqit të bllokojnë rrugët e Shqipërisë dhe ai dorëzohet

Jul 3, 2026 | 19:42

Një pensionist, pjesëmarrës në protestën e 34-t masive që po zhvillohet në Tiranë, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke deklaruar se bonusi prej 5 mijë lekësh për pensionistët ishte një tallje.

“Me atë bonusin kryeministri u tall me ne. Se me atë bonusin 5 mijë lekë nuk ia jep as kalamanit, se ta refuzon. Kryeministri të mbledhë mendjen”, tha ai.

Pensionisti u bëri thirrje edhe fermerëve të reagojnë, duke kërkuar që të bllokojnë rrugët në shenjë proteste me mjetet e punës që kanë. “Se po të bllokohen rrugët, Edi Rama tre ditë jetë ka, pastaj do të dorëzohet, se s’ka ç’të bëjë më”, tha qyetari.

Në fund të deklaratës së tij, ai përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe propozoi krijimin e një ekipi me profesionistë të rinj dhe jo ata të  moshës së tij.

Pensionisti: Me atë bonusin kryeministri u tall me ne. Se me atë bonusin 5 mijë lekë nuk ia jep as kalamanit, se ta refuzon.

Kryeministri të mbledhë mendjen. Jo vetëm ne këtu në Tiranë, por të gjithë bujqit që hedhin perimet nëpër kanale, të dalin të bllokojnë rrugët e Shqipërisë me mjetet e punës që kanë. Se po të bllokohen rrugët, Edi Rama tre ditë jetë ka, pastaj do të dorëzohet, se s’ka ç’të bëjë më. Të dalin me zetorë, me mjetet.

Pensionistët të marrin pjesë këtu, sepse u tall me ne. Mori një grup pensionistësh para ca ditësh, si para 11 majit kur vajta edhe unë, ia prisha takimin, dhe po ata pensionistë ishin, ato pula ishin, që s’ia ktheu njëri llafin Edi Ramës, sepse Edi Rama është mbreti i Shqipërisë dhe kanë frikë. I bëj thirrje pensionistëve ta heqin frikën dhe t’ia thyejnë hundët. Nuk kemi ujë të pijshëm. Ka 13 vite në pushtet.

Kërkesat tona konkrete janë që Edi Rama të japë dorëheqjen, të zhduket, të krijohet një grup me intelektualë të pavarur, jo me moshën time, por të rinj. Të kenë nja dy universitete, të dinë gjuhë të huaja dhe të jenë profesionistë të fushave të ndryshme. Të ndryshojë legjislacioni.

© Panorama.al

Te lidhura