VIDEO/ “Lironi çunat tanë, arrestoni Ramën”- Dita e 34-t e protestës, marshim dhe te Ministria e Brendshme: Jep dorëheqjen, nuk ndalojmë! Ju erdhi fundi

Jul 3, 2026 | 19:44

Një numër i madh qytetarësh i janë bashkuar protestës edhe ditën e sotme, për të 34-n herë nga sheshi “Skënderbej” dhe më tej me një marshim simbolik para Ministrisë së Brendshme, para se të shkonin para Kryeministrisë si çdo mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

“Lironi çunat tanë”, ishte thirrja kryesore duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar nga Policia të enjten para Kuvendit.

protesta shesh

protesta marshimi

Duke marshuar në kor ata kërkuan lirimin e të ndaluarve duke kënduar:

“Edi Rama o tradhtar, liro çunat sa më parë”.

protesta sot shesh

protesta7

“Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ‘Nuk ndalemi deri në dorëheqje”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqiperia kërkon, revolucion”, “Shqipëri e re”, ishin disa nga thirrjet, parullat dhe pankartat e tyre.

protesta sot1

protesta6

Madje disa prej thirrjeve ishin edhe:

“Edi Rama o tradhtar, dil këtu në bulevard, Shqipëria nuk është biznes privat”, “Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen” dhe “Rama, Rama, F*ck You”.

protesta8

marshimi

protesta4

© Panorama.al

Te lidhura