VIDEO- Rama shpërthen ndaj gjyqtarëve: Keni vajtur në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë

Feb 4, 2026 | 8:57

Kryeministri Edi Rama në një polemike më gjyqtarët për debatin për rritjen e pagës thotë se ata kanë shkuar si palë në Gjykatë Kushtetuese për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të ‘paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara’.

Rama kritikoi Shoqatën e Gjyqtarëve, ndërsa tha se kjo shumicë i ka dhënë pavarësinë drejtësisë, duke i kërkuar që detyrën ta ushtrojnë me dinjitet.

“Ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë që të paguajnë paga më të larta se të të gjithë të tjerëve, për gjykatës dhe prokurorë sepse Vetingu i hoqi sepse kishin pasur të pajustifikuara;

Ju keni vajtur në Gjykatën Kushtetuese për t’iu thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë dhe të popullit shqiptar, meritonin rritje pagash njësoj si ata që kaluan Vetingun

Si mund ta fusni dhe këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo “qeveri e poshtër” e cila ka bërë një reformë historike dhe e cila ka bërë atë që kolegët tuaj nga viti 2012 dhe deri kur u bë kjo reformë, do ta kishin ëndërruar, por nuk e kanë prekur dot; ia ka dhënë pavarësinë pushtetit, që juve sot duhet të bëni çdo gjë që ta ushtroni me dinjitet; pushtetin që juve sot duhet të bëni çdo gjë që ta ktheni në një të mirë të madhe të popullit shqiptar; pushtetit që juve sot duhet të bëni çdo gjë për t’iu dhënë shqiptarëve pavarësisht statusit social, pavarësisht çfarëdolloj diference që kanë në jetën e përditshme, atë që shqiptarët e kanë ëndërruar por s’e kanë pasur kurrë dhe nuk e kanë akoma edhe sot dhe për këtë duhet ju, të jeni të parët që të shqetësoheni,  barazinë para ligjit”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura