
TIRANE- Me një modesti të theksuar, duke kërkuar ndjesë për emocionet, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka promovuar daljen në treg të librit të tij “Kurban”
Gjatë fjalës përshëndetëse, Rama tha se “ky libër u bë libër shumë më vonë sesa kur nisi të shkruhej , fillimisht si një murmurimë në vetmi”
Ai tha se libri nisi si një sprovë brenda vetes, por u bë ai që keni sot në dorë, falë Lindës, që s’më la të ndalesha përpara asaj që po shkruaja, fotografes, Jutta Benzeberg që rendi nëpër Shqipëri për të gjetur foton e kopertinës, shtëpinë botuese “Dudaj”, që mori përsipër telashet e një pune me mua, dhe të një botimi për mua dhe Arbrit të vogël për dizajnin.
Libri tha Rama, “është një dedikim ndaj nënës, fëmijëve, dhe gruas time. Bashkëpuntorëve, miqve dhe mbështetësve të njohur e të panjohur. Ndaj kujtdo që bëri diçka për mua në 11 vitet më të bukura të jetës sime.”
“E vetmja gjë që nuk dua është t’ju dukem i mërzitshëm ndërsa më lexoni. Kam një shpresë se do më lexoni deri në fund, pa ua marrë librin nga dora, mërzia.”- përfundoi Rama.
© Panorama.al











