Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë takimit, ku pjesë ishin edhe delegacionet përkatëse, diskutuan me Mark Rutte mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
“?Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO ????️”, shkroi Rama.
© Panorama.al











