Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët paralajmëroi ndërhyrje shtetërore në tregun e naftës.
Sipas Ramës, shteti do të tregojë forcën e tij në këtë treg.
Ai shton, se qeveria ka në proces ligjin për rezervat, me të cilën duhet shkuar përtej sigurisë, por te ajo që qytetarët ndjejnë.
Rama: Lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar komplet qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë në Europë, sot ka aeroportin më të suksesshëm të Ballkanit.
Sa më shumë të vdekur na duan aq më shumë ne gjallërohemi. Ne do ta krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do të japim shembullin se si edhe në tregun e naftës gjërat do ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion garancinë e shtetit do bëhet shumë më e lehtë se ç’e kanë sot lojtarët në treg që të kenë qëndrueshmëri afatgjatë. Kemi në proces ligjin e rezervave. Sot kjo është imperativë. Në ligjin për konsultim publik e kemi përcaktuar se rezerva duhet të shkojë për 3 muaj. Kjo nuk mjafton më si masë sigurie. Duhet të shkojmë përtej sigurisë, te ajo që qytetarët ndjejnë, meritojnë të kenë, një treg nafte që të jetë më i përballueshëm se tregu i sotëm.
© Panorama.al











