Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë ka nisur sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Regina di Albania, Mbretëresha e Shqipërisë.
Rama thekson se që prej vitit 1467, kur shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë u vendos në këtë bazilikë mbi një copë muri të shkëputur nga Kisha e Shkodrës, asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte vizituar më parë këtë vend të shenjtë.
Kryeministri shton se veprimi i parë i Papa Leonit XVI, menjëherë pas zgjedhjes së tij, ishte pikërisht një vizitë lutjeje në Genazzano, pranë Zojës së Këshillit të Mirë.
Postimi i Ramës:












