TIRANE- Kreu i bashkisë së Tiranës, në cilësinë edhe të kryetarit të “Aleancës për të ardhmen” firmosi sot atë që e quajti “Pakti me Qytetarin” i cili bazohet në tri shtylla kryesore, punësimi, familja dhe e ardhmja; ëndrrat që bëhen realitet.
Duke cituar pjesë nga pakti, Rama theksoi angazhimin e tij që të gjitha pikat e cituara në këtë pakt me qytetarët do t’i realizojë brenda katër viteve.
“Punësimi: Luftë papunësië, 300.000 vende të reja pune.Lehtësira të forta fiskale, për çdo biznes prodhues dhe mbështetje financiare për formimin profesional të të rinjëve Heqja e të gjithave tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël dhe liri për çdo sipërmarrës.Administratë transparente dhe të drejta për të garantuara për çdo nëpëunës.”
“Familja: Kujdes, përkrahje mbrojtje. Asnjë taksë për të gjitha kategoritë në nevojë. Të paktën përgjysmim i tvsh-së për ushqimin bazë dhe tvsh zero për ilaçet. 50 përqind e qerasë ose kredi të buta për të pastrehët. Qendra sociale për pensionistët e femijët. Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të çliruar nga presionet politike”
“E ardhmja, ëndrrat që bëhen realitet: Çeku i bebes dhe një pemë e re për çdo fëmijë që lind. Bursë bashkiake për çdo nxënës të shkëlqyer dhe shkolla europiane dhe qëndra komunitare për të rnjtë. Rrugë të shtruara, pastrim shembullor dhe transport publik i standarteve europiane.Zgjidhje të cështjes së pronësisë mbi tokën”
© Panorama.al











