
ZAGREB- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në Kroaci, ku nëpërmjet Twitter-it ka njoftuar për takimin e tij me Presidentin e këtij vendi, Ivo Josipoviç.
“Sapo mbaruam një takim shumë miqësor me Presidentin e Kroacisë me të cilin ndamë mendime e shqetësime përreth 60 minuta. Biseduam për pritshmërinë për statusin e kandidatit për Shqipërinë e për Kroacinë në vigjilje të anëtarësimit në BE.”- shkruan Rama.
E ardhmja europiane e rajonit, kriza ekonomike dhe sfidat e zhvillimit në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal kanë qenë pjesë së bisedës mes dy lidërve.
Duke vlerësuar mikpritjen, kreu socialist tha se nesër do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme në Kroaci.
© Panorama.al











