Rama nderon Presidentin historik, Ibrahim Rugova

Nov 27, 2011 | 12:31

PRISHTINE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama po vazhdon vizitën e tij tri ditore në Kosovë. Pas takimeve që ka pasur me liderë kosovarë, kreu socialist nëpërmjet profilit të tij në Twitter ka njoftuar se sot ka vendosur kurora në varrin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Kurora nga Tirana mbi varrin e Presidentit Rugova, me nderim ne emër te Partisë Socialiste e me mbresën e pashlyeshme te takimeve me te.”- shkruan Rama në Twitter.

Në ditën e tij të parë të qëndrimit në Prishtinë, Rama i dhuroi programin e PS-së dhe librin e tij “Kurban”, kryeministrit Hashim Thaçi.

Rama ka deklaruar gjithashtu se për festën e Pavarësisë do të jetë në Prishtinë.

© Panorama.al

Te lidhura