“Rama, mes dy zgjedhjeve! Do mbajë Lindën dhe do dorëzojë Belindën!”- Berisha: Lubi Balluku të informojë për pazarin e pisët që është bërë! Ergys Agasi, jeton i qetë me mbrojtje shtetërore

Dec 18, 2025 | 11:08

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas kaosit të krijuar në Kuvend nga opozita, foli jashtë sallës së Parlamentit duke u shprehur se zv.kryeministrja, Belinda Balluku duhet të paraqitet për të dhënë sqarime, sipas tij, në lidhje me një pazar të pisët që është bërë. 

sali berisha1

“Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha shtoi se biznesmeni Ergys Agas, i akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të skandalit të AKSHI-t, po jeton i qetë dhe me mbrojtje të shtetit.

Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore.

Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës.

Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë” tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura