Rama mbledh anëtarët e rinj të Asamblesë

Nov 19, 2011 | 11:59

 

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur  sot të gjithë  anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare në një takim i cili ka pak minuta që ka nisur, në ambientet e “Sheraton”.

Anëtarët e rinj që u zgjodhën gjatë votimit në Kongresin e pak ditëve më parë të socialistëve, vijnë në këtë takim pas një letre që një ditë më parë kreu socialist, Edi Rama u ka dërguar, ku ndër të tjera kërkonte kontributin e tyre në fitoren e PS-së.

Ne te njejten linje me letren, mesohet se edhe ne takimin e sotem Rama u ka kaerkuar anetareve te Asamblese te angazhohen maksimalisht per t’i sjelle fitoren Partise Socialiste.

“Votat ne i kemi, na duhet vetëm të organizohemi për fitore.”- mesohet te jete shprehur Rama gjate takimit te sotem.

Takimi, ku i pranishëm është kreu i PS-së, Edi Rama po mbahet me dyer të mbyllura, dhe nuk ka ende asnjë një informacion zyrtar se cilat janë temat që po diskutohen.

© Panorama.al

Te lidhura