Kreu socialist, Rama mbyll takimet në Kosovë

Nov 28, 2011 | 17:53
Nga profili i Ramës në Twitter

PRISHTINË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka komentuar në profilin e tij në Twitter vizitën në Kosovë dhe ka postuar përshtypjet që i kane lënë takimet që ka zhvilluar gjate qendrimit te tij tre ditor në Prishtinë.

Dy takimet e tij të fundit gjatë qëndrimit në Prishtinë, kreu i PS-së, Edi Rama i ka patur me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilit i ka dhuruar librin Kurban dhe takimi përmbyllës ka qenë ai në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).

Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në Kosovë, Rama ka njoftuar vetë në Twitter mbi vizitat e tij.

Lidhur me takimin me Krasniqin, Rama rreth 60 minuta më parë ka shkruar në Twitter “Këmbyem librat me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ndamë bindjen se sistemi i unifikuar arsimor mes dy vendeve është vonuar gjatë.”

Ndërkaq, vizitën e tij në selinë e AAK-së, Rama e përshkruan në këtë mënyrë “Takimi përmbyllës në selinë e AAK ku uruam kthimin e shpejtë në shtëpi të kryetarit Haradinaj e degjuam me interes mikun Blerim Shala.”

Gjatë ditës, Rama ka patur takime me liderë të LDK-së.

“Ne seline e LDK folem per cilesine e procesit zgjedhor. Miqte e LDK vleresojne te deshtuara listat e hapura dhe jetik numerimin elektronik”- shkruan Rama.

Numërimi elektronik dhe listat e hapura janë vetëm dy prej kërkesave që partitë e vogla të majta e të djathta i kanë drejtuar dy të mëdhave në kuadër të reformës zgjedhore në Shqipëri.

Pak kohe para ketij mesazhi Rama komentoi edhe takimin me Albin Kurtin.

“Selia e Levizjes Vetevendosja nje hapesire plot energji dhe imazhe terheqese. Biseda me Albin Kurtin nje kenaqesi intelektuale”- shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura