“Rama kërcënoi administratën e bashkisë Vlorë”- Arben Malaj: Të 24-t dhanë dorëheqjen menjëherë! Modeli i tij i përndjekjes dhe cenimit të lirisë së fjalës, problem

Mar 31, 2026 | 21:39

Ish-ministri Arben Malaj foli në lidhje direkte mbrëmjen e sotme për Studio24 mbi situatën e brendshme në Partinë Socialiste, edhe pas përplasjeve të fundit Rama-Spiropali.

arben malaj

Malaj vuri në pah ushtrimin e pushtetit të Ramës në PS dhe qeveri me kërcënime dhe me cenimin e lirisë së fjalës.

Sipas tij, ky model është bërë problem edhe për vetë Ramën, duke sjellë si shembull kërcënimin ndaj administratës së bashkisë Vlorë gjatë një mbledhjeje, pas së cilës dhanë dorëheqjën 24 punonjës.

Malaj shton se nuk do kandidojë kurrë për asnjë post të dhuruar nga Rama pasi kundërshton modelin e tij, por vetëm si i pavarur.

Arben Malaj: Ajo që ndodhi me administratën e bashkisë Vlorë që janë të mbrojtur me ligj, që i kërcënoi. Ne e dimë se ç’i tha në mbledhje, por nuk po them thashetheme kafenesh. Dhe të 24-t dhanë dorëheqjen menjëherë. Të rrish në pushtet duke cenuar lirinë e fjalës, duke përndjekur, nuk është fakt për tu gëzuar se është mandati i 3 apo 4. Modeli i Ramës është bërë problem dhe për Ramën.

Kam kërkesa, po e testoj, kur të shoh do e vendos. Kam kandiduar në 92-shi kam fituar me 6 pikë më shumë, kam konkurruar në 2013 si i pavarur. E dinë strukturat e partisë së Vlorës, sa shumë vota që vodhën. Ata që marrin një karrige dhe e mbajnë me thonj siç thotë Fan Noli ata tmerrohen. Nuk do jemi kandidat për një post nga Edi Rama. Do këmbëngul modelin e institucioneve të pavarura nga partia politike. Vetëm si i pavarur. Kur të marr vendimin do e komunikoj me mediat.

© Panorama.al

Te lidhura