Rama: Jo votë për t’i hedhur hi syve Brukselit

Sep 12, 2011 | 15:47

TIRANE- Angazhim per reformat, por asnje vote dhe karton jeshil per ligjet me 3/5 sa per ti hedhur hi syve Brukselit. Deklarata eshte e kreut te PS-se, Edi Rama, gjate nje deklarate per mediat, ku ka sqaruar pozicionin e grupit parlamentar hde ka informuar per takimin me dy ministrat e jashtem te Greqise dhe Italise.

Sipas Rames, grupi parlamentar do te dorezoje gjate kesaj jave ne kuvend draftin e ndryshimeve qe sipas tij do te ktheje jeten normale parlamentare mes paleve.

Ai theksoi se keto ndryshime nuk kane lidhje thjesht e vetem me rregulloren e kuvendit, por me domosdoshmerine per nje reforme institucionale te procedures se punes ne kete institucion.

“Nuk do të votojmë projektligje të paharmonizuara me një vizion solid të ndërtimit e të funksionimit të shtetit shqiptar dhe nuk do ta ngremë kartonin jeshil sa për t’i hedhur hi syve Brukselit me arna të quajtura rëndom reforma integruese. Nëse kërkohet vota jonë për miratimin e një projekti që kërkon 3/5 e votave atë do ta japim vetëm mbi një platformë të qartë, kombëtare e transprente, të reformimit të domosdoshëm të sistemit në fushën e drejtësisë, sigurisë e me radhë me fokus e standartet e integrimit europian”, tha Rama.

Ai deklaroi se ka informuar miqte nderkombetare me domosdoshmerine e kryerjes se nje reforme kushtetuese, per zgjedhjen se guvernatorit te ri te Bankes se Shqiperise, Keshillit Mbikqyres dhe kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit.

© Panorama.al

Te lidhura