Rama ironizon Nigel Farage: Më kërkoi të vinte më 28 Nëntor, i thashë do dukesh shumë i vogël para heroit tonë kombëtar

Oct 21, 2025 | 17:15

Pas ironisë për ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironitë as ndaj politikanit britanik Nigel Farage, me të cilin është përplasur më herët për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani.

Rama tha se Farage i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë më 28 Nëntor, por ai i tha të zgjidhte një datë tjetër.

“Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër, sepse nëse vjen atë ditë, do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do dukesh shumë i vogël,” – tha Rama me ironi.

Rama shtoi se nuk e sheh Farage si një problem më vete, por si një produkt të klimës politike në Britani dhe të problemeve më të thella të shoqërisë britanike.

“Farage nuk është problemi, Farage është pasqyrë e problemeve. Ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetërkund,” – theksoi Rama.

Edi Rama: Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar. Më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë. Kërkoi një datë që përkonte me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë, më mirë të gjejmë ndonjë datë tjetër, sepse në qoftë së vjen do duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do dukesh shumë i vogël. Kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon ne të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë. Kështu që, nuk shoh asnjë problem kur vjen fjala për të bashkëpunuar me këdo, në fund besoj që, Farage nuk është problemi. Farage është një pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund, kjo është përgjigjja ime. Kur vjen fjala për këto qendrat dhe të ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur, kurrë në Shqipëri.

LEXO EDHE: Debati për të dënuarit shqiptarë në Britani, Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do diskutojmë për kthimin e të burgosurve

Lexo edhe: “Vazhdon këmbëngul në gabim”- Rama i kundërpërgjigjet Farage: Shqiptarët nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike! Përpara se te vini këtu…

© Panorama.al

Te lidhura