“Rama është i dashuruar me shërbimet sekrete!”- Ish ministri Arben Malaj: Sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë pajisjet e përgjimit! Ja debati ynë i parë

Mar 31, 2026 | 21:53

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, situatën e brendshme në Partinë Socialiste dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj socialstëve.

malaj

Në emisionin “Studio24” në News24, Malaj ka theksuar se debati i tij i parë me kryeministrin Rama lidhej me mënyrën e drejtimit të partisë, ndërsa shtoi se rotacioni i mandatit në Shqipëri nuk funksionon sipas parimeve demokratike.

“PS ndryshe nga PD ka një ndarje në mandate në udhëheqës të ndryshe, PD lindi dhe larg qoftë do vdesë politikisht duke pasur po një kryetar partie. Ndërsa PS, pas 2005 që kur erdhi Rama ndryshoi 100 % mënyrën se si do organizonte dhe drejtonte PS.

Debati im parë me të ishte se PS nuk mund të jetë repart ushtarak. Sepse Rama sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë këto pajisjet e përgjimit, nuk e di pse është i dashuruar kaq shumë me shërbime sekrete. Ne kemi pasur debat dhe ka qenë jo i lehtë.

Rotacioni ndodh, por jo si në Shqipëri që të kesh mandatin e parë, të kesh më shumë pikë në mandatin e dytë dhe më shumë vota në mandatin e 3 dhe të vetë-shpallesh mbret kryeministror në mandatin e 4. Pra ideja ime ishte që PS duhet modernizuar përpara se të vinte në pushtet. Ndërsa Rama ishte i idesë se duhej të vinte në pushtet më pas të modernizohej”, tha ai.

Ish-ministri ka kritikuar edhe lidhjet politike dhe ndryshimet kushtetuese që, sipas tij, kanë favorizuar kryeministrin.

“Rama bëri krushqi me vëllain e tij siamez Berishën dhe ndryshuan Kushtetutën. Ajo mbledhje kërcënuese që bëri Rama që i tha Damianit e di ku i con ato që xhiron këtu, që i tha edhe Spiropalit se si flet ti keq për qeverisjen tonë.

E di i tha ish-ministrit të Brendshëm që më shan nëpër komisariate do të thotë që Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi”, tha ai, duke shtuar: “Rama mori nga Rumania, ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë nuk e di për cfarë i duhej. Skandali që ka bërë me Mcgonigal.”

© Panorama.al

Te lidhura