Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet: E kam për nder! E mira për të është krimi dhe droga

Nov 15, 2025 | 12:36

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ” e keqja më e madhe e vendit”.

Berisha u shpreh se “e kam për nder”, duke shtuar se e konsiderojnë të tillë pasi mbron interesat e qytetarëve.

Kryedemokrati theksoi se “unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik”.

“Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin.

Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik.

E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura