Përfshirja masive e diasporës në protestat kundër qeverisë po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Aktivistë të ardhur nga Britania e Madhe dhe Gjermania kanë dëshmuar angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur revoltën popullore në shesh, duke artikuluar akuza të forta drejt kreut të ekzekutivit.
Mes zërave të shumtë të emigrantëve që i janë bashkuar kauzës është edhe Petrit Tafaj, aktivist nga Gjermania, i cili shprehu vendosmërinë e diasporës për të mos u ndalur.
Ai theksoi në studion e News24 lidhjen e tij të fortë me atdheun dhe gatishmërinë për të kontribuar me të gjitha energjitë e tij.
“Ne jemi gati. Unë kam 35 vite që kam ikur nga Shqipëria, por vij çdo muaj këtu. Jam shumë i angazhuar me diasporën shqiptare, kam një përvojë dhe disa mundësi që disa gjëra të ndikoj pozitivisht”, u shpreh Tafaj.
Ai theksoi se legjitimiteti i qeverisë ka rënë, ndërsa theksoi se qytetarët kanë nevojë edhe për vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë.
“Legjitimiteti i kësaj qeverie ka rënë. Rama nuk ka më as mbështetjen e plotë brenda PS, e cila ka rënë. Ai do japë dorëheqjen. Kurse opozita është bërë për karrotrec dhe karikim, qytetarët duan ndryshimin”, tha Tafaj mes të tjerash.
Sipas tij nëse protesta vijon të mbetet e karikuar, Rama do të japë dorëheqjen, ndërsa ai theksoi se kreu i qeverisë nuk gëzon as mbështetjen e plotë brenda Partisë Socialiste.
“Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, atëherë ne nuk kemi arritur asgjë”, tha ai.
Tafaj shtoi se Rama ka disa akuza dhe SPAK po kryen hetime të gjithanshme për çështje të ndryshme.
© Panorama.al












