Pas “armiqve” grekë, serbë, iranianë e rusë, Rama sulmon edhe gazetarët! Injoron mijëra qytetarë që prej 35 ditësh kërkojnë dorëheqjen për korrupsionin dhe keqqeverisjen

Jul 5, 2026 | 9:30

Kryeministri Edi Rama përpiqet çdo ditë dhe më shumë të injorojë protestën spektakolare të qytetarëve shqiptarë dhe të gjejë armiq nga të gjitha krahët.

rama dhe klevi muka

Si asnjëherë më parë mijëra njerëz në sheshe dhe rrugët kryesore të Tiranës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama prej më shumë se një muaji, ku dje ishte dita e 35-të.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë në një reagim që në mëngjes ka zgjedhur të akuzojë mediat dhe gazetarin Klevin Muka me pretekstin se po dezinformojnë mbi projektet në Shqipëri.

Deri dje Rama dhe pjesëtarë të kabinetit të tij kanë drejtuar akuzat për protestën përtej kufijve, duke pretenduar se revolta qytetare është nxitur apo paguar nga entitete të huaja.

Nga Greqia te Serbia, Irani, së fundmi edhe Kremlini, Rama ka drejtuar akuza për organizimin e protestës, e cila në realitet përbëhet nga zëra qytetarë që kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre në mënyrë të civilizuar.

© Panorama.al

Te lidhura