“Njerëzit kanë vrarë frikën”- Aktivistja Arilda Lleshi: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e qeverisë! Thanë se revolta do shuhej, por janë mijëra në shesh

Jul 5, 2026 | 9:21

Protesta popullore nuk do të shuhet deri në dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

lleshi

Kështu u shpreh Arilda Lleshi në studion e “News24” ditën e sotme, një ditë pas protestës madhështore të 4 korrikut në Bulevard.

Ajo tha se shumë shpresuan se protesta do të shuhej që pas 31 majit, por qytetarët nuk u dorëzuan. Sipas Lleshit, njerëzit e kanë vrarë frikën dhe nuk dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave.

“Çdo ditë ka gjetje të reja, është e decentralizuar, ka grupe që merren me gjëra të caktuara. Ka rikthim të njerëzve, vrasja te frikës, rikthim të guximit. Njerëzve u është kthyer besimi publik që kanë marrë, që nga Zvërneci dhe Kakomeja, në Nartë, sepse më parë i frikësohehsin. Kemi pasur aksione nga studentët, lëvizje te SPAk, ka disa grupe interesi për organizim, arkitektët për shembull po organizohen më vete. Është kjo frymë që mund ta organizojë shoqërinë politikisht”, tha ajo mes të tjerash.

Lleshi nënvizoi edhe kërkesat e protestuesve, që nga shfuqizimi i ligjeve te dorëheqja e qeverisë.

“Ne i kemi 5 kërkesa, nuk do ketë ndryshim mendoj nëse qeveria nuk dorëhiqet. Ne kërkojmë edhe ndryshimin e ligjeve, por nuk besojmë te qeveria për këtë shfuqizim të ligjeve, si zonat e mbrojtura, paketa e maleve, qeveria tranzitore, investimet strategjike. Kjo është arsyeja pse ka vazhduar kjo gjendje dhe kjo protestë. Protesta do vazhdojë çdo ditë, diaspora do ketë ditët e saj të veçanta”, tha ajo, duke shpjeguar edhe strategjinë në vijim.

Llezhi vuri në dukje se qeveria bën përpjekje për ta shuar protestën, por pa sukses.

“Ata përpiqen që ta zbehin, por ne me një meme, me një postim e shprehim mendimin. Dje ishte protest massive, kishte pjesëmarrje dhe shprehje simbolike, siç ishte torta e ditëlindjes së Ramës, ishte marshimi te komisariati për lirimin e të arrestuarve. ne kërkojmë edhe lirimin e 19 të arrestuarve, mbahen pa prova, padrejtësisht”.

© Panorama.al

Te lidhura