Një aksident dramatik u regjistrua pas mesnate në Korçë e që për pak sa nuk shënoi fatalitet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ku një mjet është përplasur fillimisht me pemën, e më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, pasi një i ri që ishte drejtues i mjetit ka dalë nga makina pa marrë dëmtime.
Dyshohet se ky i fundit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Policia po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, kryerjen e analizave dhe ekspertimit auto-teknik, për të zbardhur shkaqet.
© Panorama.al















