
Kryesocialisti Edi Rama pati dje një drekë pune me aleatët e tij. Nard Ndoka, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, Petro Kocci dhe Precc Zogaj ishin dje tek restorant “Austria” pranë selisë rozë. Mungesa e kreut të PDS-së Paskal Milo u justifikua me angazhimin e tij pedagogjik, pasi në atë kohë ai ishte duke dhënë mësim si lektor i Universitetit të Tiranës. Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte në jug, duke shoqëruar presidentin Bamir Topi në disa zona minoritare në kufi me Greqinë. Rama shoqërohej dhe nga sekretari organizativ Blendi Klosi. Tema qendrore e kësaj dreke, padyshim ka qenë reforma zgjedhore. Një nga kushtet e aleatëve, të cilën PS e ka marrë përsipër për ta transmetuar në komisionin e posaccëm parlamentar të reformës zgjedhore është ccështja e sistemit zgjedhor dhe administrimit të votës. Burime nga takimi thanë se PS i qëndron premtimit të dhënë për të mbrojtur dhe interesat e aleatëve në këtë reformë.











