Kreu i PD-së Sali Berisha foli me Departamentin e Burimeve Njerëzore në PD, lidhur me krizën e rritjes së çmimit të naftës. Berisha akuzoi Ramën për rritjen e çmimit, sipas tij më të lartin në botë.
Kryedemokrati shtoi se Rama do të krijojë një ndërmarrje shtetërore për të futur “duart e zeza” në tregun e naftës dhe për të vjedhur sa më shumë.
Këtë operacion, nënvizon ai, Rama do e kryejë përmes një Gys Agasi tjetër apo Ardi Veliu.
Berisha: Tani do të fusë duart e zeza të tij në importin e naftës. Do të gjejë një Gys Agas tjetër ta ngarkojë dhe të krijojë ndërmarrjen shtetërore. Qytetarët duhet ta dijnë se u krijua ndërmarrja shtetërore, e-albania. U gjetën dhe emra, Ismail, Sami e Naim. Vetëm e vetëm si të fshihej vjedhja e 100 mln euro me Air Albania. Ajo falimentoi me një borxh 100 mln euro.
Dhe tani thotë do të futem në treg, do gjejë një ardi Veliaj apo Gys Agas, e si do ndikosh ti me ngakesën 60% në treg. Ma thuaj? Ku mbetet, çfarë mbetet këtu?! Pra do futet një treg për të vjedhur sa më shumë. Shteti shqiptar ka ligje, ligjin anti-trust. E mbrojtjes së konsumatorit. Nëse në çmimin e naftës aktual, përveç ngarkesës fiskale 60% të çmimit, ka dhe faktor spekulativ, atëherë ke institucionet. Aktivizo institucionet dhe ligjet ekzistuese janë shumë të forta. Gjobat janë ndëshkime.
© Panorama.al












