Rama, Berishës: Jo arna qorrazi Kushtetutës

Jul 18, 2012 | 12:55
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANE- Kreu i opozites, Edi Rama ka replikuar permes Twitterit me kryeministrin Berisha ne pergjigje te thirrjes se tij per reflektimin e PS per ceshtjen e imunitetit.

Ne profilin e tij, Rama shkruan se opozita e ka qendrimin e saj per ndryshimin e Kushtetutes dhe nuk mund te imponohet nga maxhoranca.

“Nga ultesira e tij morale KM nuk mund ti imponoje opozites as vizionin as variantin e tij te ndryshimit te Kushtetutes. Kemi qendrimin tone”- shkruan Rama.

Rama ka perseritur gatishmerine e opozites per heqjen e iminutetit, por ka kerkuar qe ndryshimet kushtetuese te jene permes nje procesi publike. ”

Po heqjes se imunitetit, jo arrnimit qorrazi te Kushtetutes. Vota jone ne parim PRO, po ndryshimi kushtetues te behet me nje proces publik”- shkruan ai.

Reagimi erdhi vetem pak kohe pasi Berisha ftoi Ramen te votoje heqjen e imunitetit ne 6 gusht, permes ndryshimit te Kushtetutes, variant ky sipas tij, i njejte me ate qe opozita kishte kerkuar kohe me pare.

© Panorama.al

Te lidhura