
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i komentoi në Twitter deklaratat e lëshuara nga kryeministri, Sali Berisha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët.
Rama e cilëson kryeministrin, si të shkuarën , ndërsa PS-në si të ardhmen.
“KM është e shkuara,Flet në emër të së shkuarës. Me gjuhën e të shkuarës. Për t’i mbajtur shqiptaret peng të dasive e mendësive të shkuara. Sfida jonë është e ardhmja që duam të ndërtojmë. Pa dasi e sherre dhe me një gjuhë e mendësi të re duke thëne ç’do bëjmë e bërë ç’do themi.”- shkruan Rama në Twitter.
Kryeministri, Berisha trajtoi sot disa nga temat më të debatuara të kohëve të fundit në aktualitetin politik, ku ndër të tjera ai i cilësoi shpifje deklaratat e Ramës për trafik armësh dhe përgjime nga Ministria e Mbrojtjes.
Kryeministri e cilësoi Ramën, si obsesiv, duke shtuar se, kontrollon çdo mëngjes kolltuqet e zyrës nga frika e përgjimeve.
© Panorama.al











