Ra nga çatia e shtëpisë, familjarët dërgojnë të plagosur në spital 49-vjeçarin, ja si paraqitet gjendja e tij!

Feb 26, 2026 | 14:49

Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Shkodër, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.

ambulanceee

Burime mzyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur në Spitalin Rajonal të Shkodrës është dërguar për mjekim nga familjarët K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia vendore.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

© Panorama.al

Te lidhura