Qyteti përmbytet nga mbeturinat

Sep 1, 2011 | 11:48

Pesë persona rezultojnë të zhdukur nga “përmbytja” e qytetit prej mbeturinave në Baguio, Filipine. Një tajfun ka thyer muret e një depoje mbeturinash, e cila ndodhej në kodër, duke derdhur disa tonë plehra poshtë, në rrugët qytetit. Ngjarja ka ndodhur në Baguio, një vendpushim malor, në veri të Filipineve. Tajfuni ka marrë jetën e 26 njerëzve, ka nxjerrë në tokë një anije transporti të naftës 7000 tonësh, si dhe ka lënë mijëra të pastrehë. Ai ka përmbytur edhe pjesën jugore dhe lindore të Tajvanit, ku detyroi shpërnguljet e shumë personave, mbylljet e shumë bizneseve dhe ndërprerjen e transportit. Tajfuni “Nanmadol” ishte i pari që goditi Tajvanin për këtë sezon.

© Panorama.al

Te lidhura